Arbëri

Kurti riemëron Llugaliun si drejtor të Doganës

agron

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka riemëruar të enjten si drejtor të Doganës, Agron Llugaliun.

Llugaliu do të jetë në krye të Doganës edhe për katër vjet.

“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Llugaliu ishte propozuar të rimërohej nga Ministria e Financave.

Ai mori detyrën si drejtor i Doganës në prill të vitit 2021.