Arbëri

Kurti: Presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit këtë vit

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vit pret që të ketë më shumë rezultate në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili shënon edhe 10 vjetorin e tij. 

Kështu është shprehur ai në takimin e zhvilluar të martën me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. 

Kurti nëpërmjet një postimi në platformën X, ka shtuar se temë e diskutimit në takimin e sotëm ka qenë integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit. 

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Derisa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij këtë vit, ne presim me padurim më shumë rezultate”, ka shkruar Kurti.