Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po vazhdon operacioni policor në veri, derisa ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.
Kurti ka shkruar në Twitter se në operacionin e së dielës, Policia ka konfiskuar qindra armë e municione, duke përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera.
Për konfiskimin e armëve ka reaguar edhe Policia e Kosovës të dielën mbrëma, duke publikuar armët që janë gjetur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është vrarë një zyrtar policor.