Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kurti ka thënë se krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, ishin krime shtetërore.
“E kaluara nuk ka kaluar ende pasi krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara. Në panelin #MSC2022 : ‘Të humbur në tranzicion: sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar ai në Twitter.
The past hasn’t yet passed when war crimes & genocide are still denied.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 20, 2022
At the #MSC2022 panel: “Lost in transition: challenges & prospects of accountability & transitional justice” I called on Serbia to open state archives because the crimes committed in Kosova were state crimes. pic.twitter.com/UePa4EmhbM
Në kumtesën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, u njoftua se në këtë konferencë, Kurti ka diskutuar për rivendosjen e drejtësisë për viktimat, pasi siç ka thënë ai, është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.
“Kryeministri Kurti foli për çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim.