Në Junik e në Deçan ka mbajtur tubim Lëvizja Vetëvendosje. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, 9 shkurtin e ka quajtur ditë referendumi dhe jo zgjedhjesh. Kurti tha se ekzekutivi që ai ka udhëhequr është treguar shumë fish më efikase se qeveritë paraprake.
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, 9 shkurtin e ka quajtur ditë referendumi dhe jo zgjedhjesh.
Në tubimin zgjedhor në shtëpinë e kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçani, Kurti tha se ekzekutivi që ai ka udhëhequr është treguar shumëfish më efikase se qeveritë paraprake.
“Atyre që dikur ishin në qeverisje e kurrë mos u kthefshin, atyre pota rritur për ta rritur punësim që ne e shtonim për 1 vjet atyre u duhet pesë vjet”, ka deklaruar Kurti.
Zotimin e zgjedhjeve të kaluara e përsëriti edhe në Deçan.
Kurti tha se përmes Byrosë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do ta godasin krimin dhe korrupsionin institucional.
“Njerëzit që janë pasuar në kurriz të popullit byroja do t’ia marr… malli i huaj, i joti nuk bëhet, luftëtari vetëm pension, e komandanti me dy-tri shpija në marigonë”, ka deklaruar ai.
E bashkëkryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, thumboi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ajo tha se LDK-ja ka humbur vizionin e ish-kryetarit historik, Ibrahim Rugova.
“Nuk është më LDK-ja ata që besojnë në vizionin e Ibrahim Rugovës është partia Guxo që e mishëron këtë vizion dhe këtë politikë. Lidhja e re e sotme është kthyer në departament marketing, nuk është që ka vizion”, ka thënë ajo.
Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj e kritikoi për bashkëpunim me terroristin serb Milan Rajdoqiq.
“Ju i njihni mirë edhe të ashtuquajtur Çakorrit, I cili tash u premton NATO, ai ende pa I fshirë postimet me Rajdoçiqit na akuzon neve për bashkëpunim me Serbinë”.
Gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim edhe në Junik. Aty Kurti u premtoi se do të vazhdojë përkrahjen për finalizimin e rrugës Junik-Gjeravicë.