Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka shprehur mirënjohje për BIK-un duke thënë se Qeveria vlerëson përkushimin dhe punën e këtij institucioni.
Kurti në këtë ditë ka nderuar edhe 37 dëshmorët e rënë që vijnë nga imamët e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës e vlerëson përkushtimin dhe punën e Bashkësisë Islame. Një mirënjohje e veçantë shkon për Bashkësinë Islame në aspektin social, të cilët ndihmojnë ata në nevojë dhe kjo tregon solidaritetin tonë si popull. Në këtë ditë nderojmë edhe 37 dëshmorët e Kosovës të cilët vijnë nga imamët e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Në urimin e tij për Fitër Bajram, Kurti ka thënë që ky muaj të jetë “rikthim te vlerat më të pastra njerëzore – dashuria, mëshira dhe solidariteti.
Kurti: Votimin e qeverisë së re e synojmë pas betimit të deputetëve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve e më pas edhe zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.
Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, është pyetur nga myftiu Tërnava nëse “pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ndërkohë tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti, raportoi KSP.
Ndërkohë, nisi e qeshura kur Tërnava i ka Kurtit që kur ta bëjnë deputetët betimin vetëm u ecë rroga dhe ai iu përgjigj: “Duket se po”.