Arbëri

Kurti: Kosova do të ngadhënjejë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do të ngadhënjejë e se shteti do të vazhdojë rrugën që ndriti polici që u vra të dielën në veri, Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë para mediave të enjten se kanë shprehur ngushëllime te familja e policit të ndjerë.

“Sot erdhëm të shprehim ngushëllime si Qeveri. Pikëllimi është i thellë, dhembja e madhe, por edhe krenaria e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend e ligj, kushtetutshmëri, siguri e paqe, për të drejta e liri për të gjithë, kundër kriminelëve të mbështetur politikisht, financiarisht nga Serbia, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Forcat policore të Kosovës kanë depërtuar brenda Manastirit të Banjskës, kanë njoftuar për KOHËN burime brenda institucione të Kosovës.

Në manastir është raportuar se gjenden pelegrinë nga Novi Sadi dhe një prift.