Arbëri

Kurti i shpreh mirënjohje Kouchnerit për kontributin në Kosovë

Albin Kurti & Bernard Kouchner

Albin Kurti & Bernard Kouchner

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur mirënjohje Bernard Kouchnerit për kontributin e dhënë në Kosovë si përfaqësuesi i parë i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Kurti e Kouchner janë takuar në Francë të premten, aty ku kryeministri i Kosovës po qëndron për hapjen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

“Së bashku diskutuan për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj. Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kurti i ka thënë Kouchnerit se mezi e pret ta takojë në Kosovë.