Arbëri

Kurti falënderon Bullgarinë për bashkëpunimin e ngushtë në sigurinë rajonale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ambasadori i ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë të këtij vendi në sigurinë rajonale. 

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti e ka falënderuar Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s”, thuhet tutje në njoftim. 

Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes thuhet se ishin ndër temat tjera të diskutimit.