Arbëri

Kurti e Nussbaumer flasin për bashkëpunimin mes Zvicrës dhe Kosovës

takimi

Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, kanë diskutuar mbi raportet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për fuqizim të raporteve.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti e ka falënderuar Zvicrën, duke thënë se ka luajtur rol në tri dekadat e fundit.

Kurti ka falënderuar edhe për vendimin që kontingjentit të trupave zvicerane në kuadër të KFOR-it t’iu vazhdohet mandati deri në 2026-n.

“Në lidhje me mërgatën tonë në Zvicër, ai theksoi interesimin dhe angazhimin e qeverisë për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit ‘Orllati’ nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro. Ai shtoi se në Kosovë ka edhe shumë kompani zvicerane të suksesshme, duke e bërë atë destinacion të leverdishëm edhe për kompani tjera nga Zvicra”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.


 

Kurti pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Prishtinë ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Nussbaumer është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nussbaumer gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë ku ditë më parë ka zhvilluar takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, të martën në një konferencë për media pas takimi me Konjufcën, ka thënë se Zvicra është e shqetësuar në lidhje me tensionet, sipas tij, në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë por edhe me situatën në pjesën veriore të vendit.

Tutje, ai ka thënë se Zvicra është krenare me komunitetin e kosovarëve që jetojnë në Zvicër, e të cilët sipas tij, janë integruar mirë në shoqërinë zvicerane. /EO