Arbëri

Kurti e Gërvalla në Munih për Konferencën e Sigurisë

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë udhëtuar për në Munih të Gjermanisë ku do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë", thuhet në njoftimin e Qeverisë, ku nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile e mediave.

“Konferenca e Munihut, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë”, thuhet në njoftim.