Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Bisedimet për president vazhdojnë, zgjedhjet e reja të paarsyeshme

Karrigia e planifikuar për presidentin e ri mbetet para sallës së Kuvendit

Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimet për çështjen e presidentit do të vazhdojnë, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja.

Ka deklaruar se përsëritja e zgjedhje në këtë kohë, është e paarsyeshme.

E për qëndrimet kundërshtuese të gjashtë deputetëve të LDK-së për emrin e Bekim Sejdiut, që ai e Lumir Abdixhiku u pajtuan, tha se  “duhet pyetur ata që  po thonë se do ta bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”.

“Vazhdojmë me takime, bisedime në mënyrë që ta zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme. Unë jam vazhdimisht me të tjerët, dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do t’i bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut për pozitën e presidentit. Porse ky emër ka hasur në kundërshtim të gjashtë deputetëve të LDK-së, pa votat e të cilëve, veç me marrëveshje të këtyre dy partive, zgjedhja e presidentit nuk do ishte e mundur.

Në Vetëvendosje kanë deklaruar se bashkë me një pjesë të deputetëve të pakicave i kanë 62 deputetë, që mjaftojnë për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit që kërkohen 80 vota. 

Edhe Kurti: Marrëveshja për Sejdiun mbetet në fuqi, synojmë t’i shmangim zgjedhjet Arbëri Kurti: Marrëveshja për Sejdiun mbetet në fuqi, synojmë t’i shmangim zgjedhjet

Ky numër do të arrihej me mbështetje të 18 deputetëve të LDK-së. 

Por pas kundërshtimit të shfaqur nga 6 prej tyre, Abdixhiku ka thënë se opsion i vetëm janë zgjedhjet, për çka ka fajësuar një të tretën e deputetëve të partisë që vetë e drejton.