Arbëri

Kultivuesit në Vushtrri hedhin patatet, pandemia bllokon shitjen

Rreth 60 tonë patate familjes Pllana nga Smrekonica e Vushtrrisë, që me vjet merret me kultivimin e tyre, i kanë shkuar dëm.

Venhar Pllana, që e trashëgoi biznesin familjar, thotë se fitimi krahasuar me vitin e kaluar është shumë i vogël, raporton KOHA.

Ai kishte mbjellë 10 hektarë me patate, por mbyllja e kufijve dhe situata me COVID- 19 e ka dëmtuar edhe biznesin e tij.

Humbje kanë pësuar edhe kultivuesit e tjerë të kësaj ane.

Derisa në adresë të KTV-së kanë ardhur edhe fotografi, ku shihen patatet e hedhura në parkun e qytetit në Vushtrri.

Kultivuesit e patates kanë thënë se shpresojnë që hapja e kufijve të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që produktet e tyre të mund t’i shesin në tregjet e Shqipërisë e Maqedonisë.