Drejtoresha e PIPS-it, Leunora Kryeziu, në platoformën e shoqërisë civile për dialogun me Serbinë tha se një marrëveshje e paqes duhet të jetë transparente.
Këtu ka përmendur raportime për takime sekrete për të cilat, tha se s’ka proces verbal.
“Procesi i dialogut është bërë i vështirë me kalimin e viteve për shkak të ndryshimeve gjeopolitike. Në këtë kanë ndikuar edhe dallimet spektrin politikë në Kosovë. Një marrëveshje e paqes duhet të jete transparente. Por ka pas raportime për takime sekrete në mes të palëve, për të cilat nuk ka procesverbale e nuk dihet se çka është diskutuar”, tha ajo, raporton KOHA.