Salla orkestrale e Fakultetit të Arteve të Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë të martën ishte siguruar nga Këshilli për Veprim Rinor Lokal (KVRL) për mbajtjen e një takimi publik të drejtuesve të Komunës së Pejës me të rinjtë e këtij qyteti.
“KVRL si organ më i lartë i përfaqësimit të të rinjve në Pejë çdo vit organizon një takim të tillë, në mënyrë që kryetari i Komunës të japë llogari para të rinjve për buxhetin, për projektet, për investimet dhe kushtet që i ofron komuna të rinjve të Pejës”, tregoi Albina Lleshi, kryetare e KVRL-së, për qëllimin e këtij takimi të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ishe planifikuar të jetë pjesë e panelit, bashkë me drejtorin për Rini, Kulturë dhe Sport, Engelbert Zefaj, drejtorin e Arsimit, Besim Avdimetaj, dhe sekretarin e këtij universiteti, Astrit Ademaj.
Këta tre të fundit bashkë me kryetaren e KVRL-së kishin zënë vend në karriget përballë të rinjve dhe studentëve të pranishëm në sallë, dhe prisnin që t’iu bashkëngjitet edhe kreu i Komunës. Në pritje të tij ky takim i planifikuar prej orës 13:00 nisi me gjysmë ore vonesë, por kryetari i Komunës nuk erdhi fare në këtë takim më të rinjtë e Pejës.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)