Arbëri

Kryetari i Zubin-Potokut ushtron detyrën nga zyra për komunitete

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar se edhe të mërkurën po ushtron detyrën nga zyra për komunitete.

Zyra për komunitete gjendet në fshatin Çabër.

Zeqiri ka thënë për KOHËN se momentalisht situata është e qetë në komunën që ai udhëheq.

Ai edhe të martën ka punuar nga zyra për komunitete.

Zeqiri fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

KOHA ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, dhe atë të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, por nuk janë përgjigjur.