Arbëri

Kryetari i Ulqinit çon letër në BE, thotë se planifikimet e Spajiqit janë tradhti e interesave shtetërore

Genci Nimanbegu

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i është drejtuar me letër Bashkimit Evropian lidhur me marrëveshjen e Qeverisë së Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara, duke thënë se planifikimi për ndërtime është kundër vullnetit të pushtetit lokal dhe është diktaturë e pushtetit qendror.

Nimanbegu tha se i ka dërguar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shprehur shqetësimin mbi çështjen e Ulqinit, derisa ka shtuar se kjo komunë ka rëndësi unike kulturore, mjedisore dhe demografike.

“Për shkak të peshës dhe zhvillimeve të menjëhershme të përshkruara në letër, do të isha mirënjohës nëse ajo do të mund t'i transmetohej presidentes von der Leyen sa më shpejt që të jetë e mundur. Përmbajtja pasqyron pozicionin e unifikuar të institucioneve dhe komunitetit tonë vendor dhe ne besojmë se, me mbështetjen tuaj, zëri ynë do të dëgjohet në nivelet më të larta të Bashkimit Evropian”, thuhet në letrën e tij.

Sipas Nimanbegut, mbështetja e veprimeve të kryeministrit Milojko Spajiq “përkufizohet me tradhtinë e interesave shtetërore të një Mali të Zi civil dhe multietnik”.