Rahovec, 24 janar - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, do të vazhdojë të mbajë takimet e hapura me qytetarët.
Komuna e Rahovecit ka bërë me dije të hënën se takimet e kryetarit Latifi me qytetarët do të mbahen në zyrën e tij çdo të enjte nga ora 13:00-15:00.
Tërhiqet vëmendja se qytetarët që duan ta takojnë kryetarin duhet t'u përmbahen udhëzimeve të IKSHP-s rreth pandemisë COVID-19.