Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka thënë se pret që partia e tij të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë.
Në një deklaratë për radiotelevizionin publik të Serbisë, Ellek ka thënë se partia e tij pret që t’i fitojë të 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb.
Pritet që konfirmimi zyrtar për garim në zgjedhje të bëhet në dhjetor.
Kjo është hera e parë që kjo parti, më e madhja te komuniteti serb, të marrë pjesë në procese zgjedhore në Kosovë që prej nëntorit 2022, kur serbët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës. Lista Serbe s’mori pjesë në dy proceset zgjedhore të mbajtura në katër komunat veriore.
Ellek ka thënë po ashtu se s’ka pritje nga dialogu Kosovë-Serbi. Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po “provokon” situatën në veri. Ka thënë se Perëndimi po rri i heshtur ndaj këtyre lëvizjeve.