Arbëri

Kryetari i Kllokotit akuzohet se po refuzon zhvendosjen në objektin e ri shkaku i simboleve shtetërore

Foto: Koha

“Tabelë si vezë qyqeje” e patën quajtur Lista Serbe pllakatin me simbolet e Republikës së Kosovës, në momentin kur ai është vendosur para afro tre muajsh në hyrje të objektit të ri të Komunës së Kllokotit.

Këtë madje e patën konsideruar provokim. I patën kërkuar Bashkimit Evropian (BE), i cili edhe e ka financuar ndërtimin e objektit, që të ndikojë për heqjen e simboleve. Megjithatë, simbolet nuk janë hequr, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, prej asaj dite menaxhmenti i kësaj komune, që udhëhiqet nga Bozidar Dejanoviq, përfaqësues i Listës Serbe, është duke e neglizhuar zhvendosjen në objekt të ri.

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kuvendin Komunal janë duke e akuzuar për bojkot të qëllimshëm. Kjo, sipas tyre, po ndodh për shkak të refuzimit të simboleve shtetërore. Ata kanë thënë se do t`i shkruajnë BE-së dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal për këtë çështje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)