Arbëri

Kryetari i Klinës i quan të pavërteta pohimet e OJQ Koha

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka reaguar ndaj akuzave të OJQ Koha, sipas të cilës ai ka penguar aktivitetet e saj.

Kumtesën e kësaj organizate sot e ka publikuar edhe portali Koha.net dhe në përputhje me normat e Kodit të sjelljes së medieve po e botojmë edhe reagimin e kreut komunal të Klinës, Sokol Bashotës.

Reagim rreth komunikatës së OJQ-së Koha, të botuar sot në disa portale.

Të pavërtetat e OJQ Koha në Klinë:

Në kuadër të pavërtetave të shumta që po i bën OJQ Koha më apo pa qëllime të caktuara, sot në disa portale vendore është botuar një komunikate e kësaj organizate me tituj bombastik se gjoja kreu i Klinës po e pengon OJQ Koha në aktivitetin e saj.

Më qellim të informimit të saktë të opinionit, përmes këtij reagimi njoftojmë se gjithçka në komunikatën e OJQ-së Koha është e pavërtete dhe tendencioze.

Si ekzekutiv nuk e kemi kontestuar marrëveshjen e OJQ-së Koha me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, por e kemi ngritur ketë çështje për të kërkuar sqarime pse paraprakisht nuk ka pasur qoftë një njoftim të vetëm për aktivitetin në zgjedhjen e Këshillave Lokal në fshatra nga OJQ Koha.

Në Kuvend vendimet i merr Kuvendi e jo kryetari i Komunës. Të gjitha anëtarët e Kuvendit të Komunës, në përjashtim të këshilltarit të Vetëvendosjes, kanë shprehur shqetësimin e tyre për ketë iniciative të OJQ-së Koha pa i pyetur fare organet komunale dhe Kuvendin si organin që e ka zgjedhur Komisionin për Zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave.

Për më tepër nuk është aspak e vërtete se e kemi penguar ketë OJQ në ketë aktivitet, por Kuvendi ka marrë vendim që çështja e zgjedhjes së Këshillave në fshatra ( vetëm në katër fshatra) për momentin të prolongohet ( shtyhet) deri në një sqarim të MAPL-së.

Njëra ndër shqetësimet e legjislativit është se zgjedhja e këshillave të fshatrave duhet të behët në të gjitha fshatrat e jo vetëm në 4 lokalitete.

Kuvendi i Komunës ka formuar Komisionin për Zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, anëtar i së cilës është edhe njëri nga përfaqësuesit e OJQ-së Koha Elbasan Racaj i cili në seancën e datës 29 qershor, keqpërdori foltoren e Kuvendit duke akuzuar këshilltarët se nuk e njohin rregulloren dhe se nuk dha sqarimet për të cilat u ftua të fliste. Për informim të saktë të opinionit publik, ky është konflikt interesi ngase përfiton financiarisht njëri nga anëtarët e këtij komisioni komunal që vjen nga OJQ Koha, në ketë rast Elbasan Racaj”, përfundon reagimi.