Arbëri

Kryeqyteti këtë pranverë mbetet pa drunj të rinj

Kryeqytetit së fundi ju shtua edhe një hapësirë e gjelbër. Në parkun “Heroniat” në qendër të Prishtinës i cili është investimi Pro Credit Bank, tashmë janë mbjellë disa drunj.

Por kjo nuk ka ndodhur në pjesët e tjera të kryeqytetit.

Ndonëse viteve të kaluara Komuna mbolli drunj në kohën e pranverës, këtë vit shkak i vonesave u bën procedurat e prokurimit, thonë zyrtarët komunalë, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Tashmë kontrata është nënshkruar, por drejtori i sektorit të Shërbimeve Publike, Habib Qorri, thotë se për shkak të temperaturave të larta dhe, sipas tij, kushteve të pavolitshme klimatike, mbjellja e fidanëve nuk do të ndodhë deri në shtator.

Rreth 3750 fidanë dhe bimë tjera që do të mbillen do t’i kushtojnë buxhetit të komunës 118 mijë euro.

Komuna ka caktuar një hapësirë në lagjen Ulpiana se ku mund të mbillen drunjtë nga çiftet.

Derisa përshkimin e hapësirave të gjelbra, sidomos në lagjen Arbëria, e pati rekomanduar edhe një institut kroat.

Drejtori i sektorit të Shërbimeve Publike ka thënë se edhe në këtë pjesë do të mbjellin drunj dhe në çdo hapësirë që do ta shohin si të përshtatshme.