Arbëri

Kryeprokurori Lumezi arsyetohet me mungesën e rezultateve te hetimet për korrupsion

Mungesën e aktakuzave për korrupsion ndaj figurave të profilit të lartë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, nuk e sheh shqetësuese.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, Lumezi ka përmendur statistikat e luftës ndaj korrupsionit, raporton KTV-ja.

Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar efikasitet më të madh nga prokurorët.

Prokurorja Laura Pula, anëtare e Grupit punues për lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, ka thënë se gjatë vitit 2019, mbi 250 lëndë kanë mbetur pa u përfunduar nga prokurorët.

Prokuroria e Speciale është kritikuar për mosefikasitet në luftimin e korrupsionit vazhdimisht, e së fundmi, kritika kanë dhënë edhe zyrtarë amerikanë e britanikë në Kosovë, gjatë konferencës vjetore të prokurorëve.

Gjatë vitit 2019, asnjë aktakuzë nuk është ngritur për korrupsion ndaj personave të profilit të lartë.