Arbëri

Kryeministri Kurti në vetizolim

Foto: Koha

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, që ka pasur kontakt të ngushtë me një të infektuar me koronavirus, është bërë sebep që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të futet në vetëizolim.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Kurti, përmes një postimi në Facebook.

“Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, shkruan Kurti.

Kryeministri e ka sqaruar se mostrat e zyrtarëve të Qeverisë janë marrë dhe se po pritet rezultati.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike”, tregon ai për zyrtarin.