Arbëri

KRU “Prishtina” kërkon bashkëpunim më të mirë nga niveli lokal

Kryeshefi i Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka thënë nuk është planifikuar ndalje e ujit gjatë festave.

Ai për prishjen gjatë ditës së sotme ka thënë se kanë reaguar menjëherë dhe se prishja ka ndodhur për shkak të amortizimit të gypave.

Sipas tij, sot janë bërë dy sanime të rëndësishme dhe qytetarëve u është rikthyer furnizimi me ujë.

“Për neve janë të mirëseardhura reshjet e shiut. Nivelet janë të mira dhe shpresëdhënëse, nuk janë më të mirat ndonjëherë por nuk është as keq. Kjo gjendje premton furnizim stabil gjatë tërë vitit. Infrastruktura jonë është shumë e vjetër prandaj edhe shpesh ndodhin defekte. Ne kemi çaluar shumë shpesh me kryetarët e komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.

Sipas tij, lagjet me problemet më të shpeshta janë zona e Matit, Veternikut dhe Prishtina e Re.

Ai ka thënë se nuk ka ndikuar shumë mungesa e energjisë elektrike në furnizimin me ujë.

“Ende nuk kemi konfirmim se sa do të jenë tarifat në vitet vijuese. Ne kemi qenë të detyruar që të shkojmë në harmoni me ngritjen potenciale të energjisë elektrike. Ka shumë faktorë që bëjnë që çmimet të ngritën. Pjesa që e marrim nga Ujmani, është ujë i importuar dhe duhet trajtuar”, ka thënë ai.