Arbëri

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë sot përmes autoboteve

Foto ilustrim

Banorët në Fushë-Kosovë të mërkurën do të furnizohen me ujë përmes autoboteve.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kjo po bëhet me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se të mërkurën, një autobot është pozicionuar në rrugën “Arbëria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kalojë te kompleksi Ulpiana nё rrugën" Dardania" në Fushë Kosovë.

Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës.