Misioni i OSBE-së ka organizuar një tryezë, të hënën, në Pejë. Ndërsa kryetarët e Pejës, Gjakovës, Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për përkushtimin politik të këtyre komunave për promovimin e dialogut dhe raporteve midis komuniteteve që jetojnë në këto komuna, duke krijuar një platformë për marrëdhënie më të mira të komuniteteve, veçanërisht midis të rinjve.
Para nënshkrimit të kësaj deklarate, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, e ka potencuar rëndësinë e kësaj deklarate, që do të nxisë projekte dhe aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen ndërmjet komuniteteve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Me nënshkrimin e kësaj deklarate të sotme do të jetë me rëndësi për të përpiluar dhe zhvilluar projekte midis komuniteteve. Jona është që do të kenë mbështetjen e shprehur të komunave dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve për dizajnimin e këtyre aktiviteteve. Këto aktivitete duhet të inkurajojnë edhe aktivitete më të mëdha për të nxitur dialogun”, u shpreh shefi i OSBE-së në Kosovë.
Ai shpreson që nga ky zotim i bërë nga krerët e këtyre 6 komunave, Gazmend Muhaxheri, Ardian Gjini, Haki Rugova, Zenun Elezaj, Bashkim Ramosaj dhe Agron Kuçi, të dalin aktivitete të shumta e të suksesshme dhe që sipas ambasadorit Braathu, komunitetet të krijojnë raporte të afërta duke u bashkuar për të promovuar dhe respektuar diversitetin e këtij rajoni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)