Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk do të duhej të diskutohej se pse institucionet e Serbisë janë mbyllur sot, por se si ato kanë qenë të hapura deri sot.
, Krasniqi institucionet serbe të mbyllura të mërkurën në Kosovë, i ka quajtur institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë.
“Tashmë janë mbyllur Institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë. Komunat paralele, Posta paralele, Administratat Tatimore paralele. Qytetarët e Kosovës, i kanë komunat e Kosovës, Postën e Kosovës si dhe Administratën Tatimore të Kosovës, sikurse të gjitha institucionet e tjera të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionet në fuqi. Diskutimi për institucionet e Serbisë në Kosovë nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur sot, por si kanë qenë të hapura deri sot”, ka shkruar Krasniqi.
Ministri ka shkruar pas një sërë reagimesh të ndërkombëtareve për aksionin për mbylljen e strukturave paralele, të cilët kritikuan institucionet e Kosovës, ndër të tjera për mënyrën dhe kohën e mbylljes së tyre.