Arbëri

Krasniqi i kërkon Qeverisë “respekt e jo denigrim” për punëtorët

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria t’i trajtojë punëtorët me respekt e jo t’i denigrojë.

Në urimin për 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, Krasniqi ka thënë se përkundër sfidave, punëtorët po vazhdojnë ta mbajnë gjallë zhvillimin e Kosovës.

“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi - jo më valigje për Evropë. Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!”, ka shkruar Krasniqi, i cili ka shpërndarë fotot nga aktiviteti i Rinisë Demokratike që mbajtën aksion simbolin para ndërtesës së Qeverisë.

LEXO EDHE: