Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku shqyrtoi dhe miratoi listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve.
“Janë 42 shtete, 35 qendra dhe 47 vendvotime që mund të përdoren si qendra të votimit”, njoftoi kreu i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj.
Ai tha përcaktimi i numrit të sekretariatit nuk përputhet me propozimin e fundit të MPJD-së.
“Sipas vlerësimeve konsiderojmë që numri i votuesve nëpër vendvotime të jetë sipas asaj çfarë ka propozuar KQZ e jo sipas përcaktimit të numrit të Ministrisë së Diasporës”, tha ai.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës./RTK Live