Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Në një njoftim të publikuar KQZ-ja ka thirrur mbledhje e cila do të mbahet të enjten në orën 16:00.
Ndër pikat e rendit të ditës është “certifikimi i rezultateve përfundimtarë të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”.
Pikë tjetër në rendit e ditës është edhe “zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit”.