Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka aprovuar 9,610 pako me fletëvotime të ardhura nga jashtë, derisa ka refuzuar 1,324 nga gjithsej 10.934 fletëvotime të pranuara.
Shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se numërimi i votave me postë do të fillojë në ditët në vijim.
“Janë 10,934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës, numri i pakove të aprovuara është 9,610, ndërkaq i atyre të refuzuara është 1,324. Në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së të shtunën,.
Ai po ashtu ka thënë se gjatë ditës së shtunë do të fillojë procesi i verifikimit apo krahasimit të rezultateve të shënuara në formularë me rezultatet e kandidatëve.
Ahmetaj ka thënë se janë 225 vendvotime që do të hetohen dhe krahasohen me të dhënat e shënuara në vendvotim.