Komisioni i Pavarur i mediave ka publikuar shkeljet nga monitorimi i Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA). Monitorimi përfshin çdo përmbajtje programore për periudhën 7-ditore, gjatë periudhës 22-28 maj 2021, të zgjedhur në mënyrë rastësore, për të parë se sa kanë vepruar mediat ne pajtueshmëri me aktet nënligjore të KPM-së sa i përket mbrojtjes së fëmijëve.
KTV, RTK1, dhe RTK2 kanë vepruar në pajtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa mediat tjera kanë bërë shkelje të akteve ligjore, thuhet në raport.
Kryesisht shkeljet e mediave të tjera kishin të bëjnë me mos paralajmërimin për përmbajtjen e dëmshme për fëmijët nga transmetimi filmave apo emisioneve.