Arbëri

KPK sërish nuk hap konkursin për kryeprokuror të Themelores në Prishtinë

KPK

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shtyrë përsëri hapjen e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë gjatë mbledhjes se sotme të këtij këshilli.

Edhe rreth dy muaj kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka do të pensionohet, raporton “Koha Ditore”.

Kryesuesi Bahri Hyseni shtyrjen e hapjes se këtij konkursi e ka lidhur me faktin që KPK sot është pajtuar të nxjerrë rregullore të re për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Edhe në mbledhjen e para dy jave ishte shtyrë hapja e konkursit për këtë pozitë. Dy javë me parë, arsyetimi ka qenë që konkursi po shtyhet për të përfshirë në zgjedhjen e kryeprokurorit edhe kompaninë partnere të Ambasadës Britanike.

Gjatë mbledhjes se sotme, nëse refuzohen ankesat e plotësuara të kandidatëve bazuar në agjendën e mbledhjes, pritet të zgjidhet kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

Kandidatë për kryeprokuror special janë Haki Gecaj e Blerim Isufaj.