Arbëri

Kosova përmendet në librin e ish-kryeministrit britanik

Boris Johnson

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ia ka kushtuar disa faqe Kosovës në librin e kujtimeve të titulluar “Unleashed”.

Siç shkruan “The Guardian”, në librin prej 772-faqesh, Johnsoni e përmend edhe kohën kur raportonte për “The Telegraph” ndërsa trupat e NATO-s hynë në Kosovë në vitin 1999.

Ai ka shkruar edhe për Libinë e Sirinë në kohën sa ishte sekretar i Jashtëm.

Kapituj të rëndësishëm i ka kushtuar pandemisë COVID-19 – në kohën e së cilës ishte kryeministër. Johnsoni shërbeu si kryeministër i Britanisë nga 2019-ta deri në vitin 2022.

Libri do të publikohet më 10 tetor, por “DailyMail” fundjavën e kaluar ka botuar disa pjesë të tij.