Arbëri

Kosova dhe Mbreti i ri

Tre muaj pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, Princi Charles do të vizitonte trupat britanike për t’iu dhënë zemër për ndërhyrjen e tyre ushtarake në emër të së drejtës humanitare. Ai do të takonte ushtarët e Gardës Irlandeze dhe gurkat, trupat speciale që kishin shkelur të parat në Kosovën e çliruar.

Siguria ishte e rreptë në Prishtinë. Disa rrugë kryesore në kryeqytet ishin mbyllur për qarkullim dhe një shëtitje e planifikuar u anulua në minutën e fundit. Princi, i veshur me uniformë ushtarake, u përshëndet nga gjenerallejtënanti britanik Mike Jackson, atëherë komandant në largim i forcës paqeruajtëse të KFOR-it. Më pas trashëgimtari i fronit britanik u dërgua me helikopter nga aeroporti në qendër të Prishtinës.

Charles vazhdoi udhëtimin e tij në rrugë për të takuar ushtarët e kontingjentit britanik prej 10 mijë trupash që shërbenin me KFOR-in. Ai ishte planifikuar gjithashtu të takohej me gjeneralin amerikan Wesley Clark, komandant suprem në largim i forcave të NATO-s në Evropë dhe me Bernard Kouchnerin, ish-kryeadministratorin e Kombeve të Bashkuara që qeveriste Kosovën.

Princi Charles do të kthehej përsëri, do ta vizitonte Kosovën përsëri në marsin e vitit 2016 gjatë turneut gjashtëditor në Ballkanin Perëndimor. Charles do të pritej me nderimet më të larta shtetërore nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e ngushta të qytetit historik të Prizrenit, ndërsa Charles vizitoi faltoret e myslimanëve, katolikëve ortodoksëve serbë.

Më vonë do të merrte pjesë në një takim ndërfetar, në të cilin do të spikaste temën e pajtimit, e cila mund të sjellë "një fillim të ri", deklaronte Charles. Më herët Princi Charles vendosi një kurorë me lule në një memorial në Prishtinë, në kujtim të ushtarakëve britanikë të vrarë në Kosovë.

Fotogaleri nga vizita e Charlesit më 2016 në Kosovë. Fotot: Alban Bujari/KOHA

{gallery}