Arbëri

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen e patentë shoferëve

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se kjo marrëveshje u finalizua të mërkurën në takimin që e zhvilloi me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan. 

“Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse. Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.

Ai tutje ka falënderuar ekipet punuese të të dyja shteteve që kanë arritur ta finalizojnë këtë marrëveshje.