Arbëri

Kosova 10 herë më pak punëtorë në Institutin Hidrometeorologjik në raport me Malin e Zi

Kosova nuk ka më shumë se 13 punëtorë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, dhjetëfish më pak sesa Mali i Zi që ka 113 punëtorë. Mali i Zi ka vetëm tre mijë kilometra katrorë më shumë territor se Kosova.

Kështu kanë bërë të ditur drejtuesit e IHMK-së, të cilët u janë kundërpërgjigjur kritikave të ish-drejtorit të këtij instituti, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj ia kishte lënë fajin IHMK-së që nuk paralajmëroi motin e ligë të hënën në Kosovë. Por IHMK-ja në reagimin e fundit, fajëson Tahirsylajn që e ka lënë institutin me aparatura të vjetra.

Ndër të tjera, IHMK-ja thotë se përballet edhe me staf të kufizuar, duke u krahasuar me rajonin.

Përveç Malit të Zi, numër më të madh të punëtorëve në institutin e motit ka edhe Maqedonia e Veriut (189), Kroacia (363) e Serbia (530).