Arbëri

Kontingjenti i 12-të me plot dëshmi të dëshmitarëve okularë të krimeve serbe

Dymbëdhjetë kontingjente me kallëzime penale ndaj krimeve serbe janë grumbulluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Të 12-in, njësoj si edhe të tjerët, e kanë dorëzuar të enjten grupi i shoqërisë civile nga Gjakova. Pas dorëzimit, përfaqësues të këtij grupi kanë thënë se kontingjenti i fundit është bërë i mundur falë dëshmive të vetë dëshmitarëve, që kanë qëlluar në ngjarjet ku janë kryer krimet.

Kanë thënë se Prokurorisë i kanë ofruar prova të mjaftueshme për dënimin e kriminelëve, duke shpresuar në efikasitetin e saj.

Pas dorëzimit në Prokurori, Shkëndije Hoda, përfaqësuese e familjarëve dhe e shoqërisë civile, ka thënë para medieve se kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme për dënimin e krimeve të kryera nga Serbia.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)