Arbëri

Konjufca udhëton të premten në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së

Këtë të premte, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës për t'i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi Ilir Kërçeli të hënën nëpërmjet një statusi në Facebook.

Ai është këshilltar i Konjufcës dhe do të udhëtojë bashkë me të drejt Holandës.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, shkroi ai.

Javën e kaluar, KOHA raportoi se Konjufca do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Më herët, në Hagë qëndroi edhe ministrja e Drejtësisë, por ajo nuk arriti të takohet me Thaçin e Veselin.

Konferenca e fundit mbi ecurinë e çështjes nga Dhomat e Specializuara ndaj Thaçit dhe të tjerëve, u mbajt më 20 maj.

Gjykata Speciale, më 18 maj i shpalli vendimet e para. Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ish-përfaqësues të OVL-UÇK-së, u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim. Mbi ta renduan disa pika të aktakuzës.