Më 19 maj, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten në seancën e radhës të Gjykatës Speciale në Hagë.
Kjo do të jetë konferenca e pestë për ecurinë në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Konferenca do të fillojë në orën 11:00.
Aktakuza e ngritur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe shefit të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, I bën përgjegjës për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.