Arbëri

Komuna e Vitisë tregon pse do të pushojë të hënën

22:09 - Komuna e Vitisë ka sqaruar vendimin që ka marrë për të pushuar të hënën (7 maj), për hir të ditës se dëshmorëve, e cila si në shumë komuna të tjera është shënuar sot (5 maj).

Sipas kabinetit të kryetarit Sokol Haliti, kjo është bërë duke u bazuar në Ligjin mbi Festat e Republikës së Kosovës, por edhe mbi statutin e Komunës.

Komuna, përmes një reagimi, ka treguar konkretisht se vendimi është marrë në bazë të nenit të 6-të të Ligjit për Festat Zyrtare.


Komuna e Vitisë i jep pushim vetes të hënën për nder të Ditës së Dëshmorëve të shënuar sot

Komuna e Vitisë ka vendosur që të hënën t’ia jap pushim gjithë stafit administrativ, për shkak të Ditës së Dëshmorëve të saj që u shënua sot.

KosovaPress ka siguruar një kopje të njoftimit të nënshkruar nga udhëheqësi i personelit Hysen Ymeri e ku punëtorët e administratës dhe qytetarët njoftohen se: “…për nder të 5 majit- Ditës së Dëshmorëve me datën 07.05.2018 e (hënë) nuk do të punohet”.

Ky njoftim është lëshuar të premten më 4 maj të këtij viti. Derisa dita e dëshmorëve është shënuar sot, të shtunën, pra në vikendin para të hënës për të cilën komuna thjeshtë ka vendosur të pushojë.

Image