Arbëri

Komuna e Vitisë lë tregun pa infrastrukturë shkaku i pronësisë së AKP-së

Autoritetet komunale të Vitisë kanë bërë të ditur se nuk mund të investojnë në infrastrukturën e tregut, ngase ai menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Komunarët po presin që të ketë definim të pronës duke shpresuar që AKP-ja do ta njohë të drejtën e Komunës për shfrytëzimin e pronës së tregut, e cila do t’i hapë edhe rrugë investimit, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, opozita në këtë komunë vlerëson se drejtuesit e Komunës duhet që të ofrojnë zgjidhje për tregtarët, ngase kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ishte zotuar gjatë fushatës elektorale se do të kishte investime edhe në ndërtimin e tregjeve.

Mirëpo drejtori i Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi, ka thënë se ata nuk munden të investojnë në këtë treg, ngase ende nuk ka definim të pronës. Sipas tij, drejtuesit e Komunës kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e AKP-së, ku edhe është diskutuar gjetja e një zgjidhjeje për pronat të cilat janë me interes për publikun.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)