Komuna e Prishtinës ka njoftuar se qytetarët të cilët kanë nevojë të pajisen me dokumente të gjendjes civile, mund ta bëjnë përmes E-kioskave në kryeqytet.
Përmes njoftimit, Komuna ka njoftuar se për tërheqjen e këtyre dokumenteve, ata mund të përdorin E-kioskat në katër lokacione në Prishtinë: ndërtesa e vjetër e Komunës, ndërtesa e re e Komunës në Arbëri, ndërtesa e Agjencionit të Regjistrimit Civil (ARC) dhe Bashkësia Lokale në Ulpianë. Komuna e Prishtinës, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se Agjencioni i Regjistrimit Civil për një kohë është përballur me mungesë të materialit për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile. Si rrjedhojë e kësaj, qytetarët janë pajisur me letra të thjeshta.