Arbëri

Komuna e Prishtinës këshillon qytetarët të kenë kujdes të shtuar shkaku i motit

mot me shi

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë lëvizjet orëve në vijim për shkak të motit.

Sipas njoftimit, në orët në vijim pritet të ketë erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu e më vonë edhe bore.

Prandaj, Komuna ka dhënë tri këshilla veçanërisht:

• Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.

 • Reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.

 • Kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

“Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44”, thuhet në njoftim.