Arbëri

Komuna e Pejës planifikon 10.5 milionë euro investime kapitale për vitin 2021

Për financimin e projekteve kapitale për vitin e ardhshëm, Komuna e Pejës siç tha drejtori i Financave, Jeton Abazaj, ka planifikuar 9 milionë e 600 mijë euro, që janë 700 mijë euro më shumë se në vitin 2020 dhe gati dy milionë më shumë se në vitin 2019 buxhet për investime kapitale. Kjo shumë e planifikuar për vitin e ardhshëm për investime kapitale nga arka komunale, sipas tij Abazajt do të rritet edhe për së paku një milionë euro tjera nga donacionet

Me qëllimi që të nxjerrin prioritetet nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për hartimin e buxhetit të komunës për vitin 2022, Komuna e Pejës ka përfunduar dëgjimet publike që ka mbajtur në gjitha Bashkësitë Territoriale në pjesët urbane dhe rurale.

Drejtori i Financave, Jeton Abazaj tregoi se të gjitha kërkesat e qytetarëve janë evidentuar në një listë, në bazë të cilës edhe do të bëhet planifikimi i projekteve kapitale. Për financimin e projekteve kapitale për vitin e ardhshëm Komuna e Pejës siç tha Abazaj ka planifikuar 9 milionë e 600 mijë euro, që janë 700 mijë euro më shumë se për vitin 2020 dhe gati dy milionë më shumë se në vitin 2019 buxhet për investime kapitale.

Kjo shumë e planifikuar për vitin e ardhshëm për investime kapitale nga arka komunale, sipas tij, do të rritet edhe për së paku një milionë euro tjera nga donacioni i mundshëm i nga organizata zvicerane HELVETAS Swiss Intercooperation, me programin e saj DEMOS, të financuar nga Zyra zvicerane në Kosovë për bashkëpunim.

“Jemi me fat që për përformancën e treguar në vitit 2020 ku kemi arrit të shpenzojmë mbi 75 për qind të buxhetit për kapitale, që është kriter bazë për të fituar grande nga ky program. Në kemi shpenzuar 95 për qind e buxhetit kapital. Prandaj presim që nga DEMOS-i të përfitojmë një milion euro. Bashkë me këtë grand, shuma e buxhetit për investime kapitale do të jetë së paku 10 milion e 500 mijë euro bashkë me donatorë”, tha Abazaj.

E në takimet publike për planifikim buxhetor për vitin e ardhshëm, shumica e kërkesave të qytetarëve janë pothuajse të ngjashme si vitin e kaluar, dhe kryesoret si kërkesa kanë qenë siç tha Abazaj ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe të asaj bujqësore.

“Pavarësisht investimeve të shumta vit pas viti në rrugë, serish asfalti vazhdon të jetë në mesin e kërkesave kryesore. Besoj që vitin e ardhshëm do të merr fund me asfaltimin e rrugëve, pasi në vitin e ardhshëm do të përfundojnë 97 deri 99 për qind e asfaltimit të rrugëve. Kërkesa e dytë prapë ka qenë në fshatra kanalet dhe pendët për ujitje. Kurse kërkesa tjetër që ka dominuar nga qytetarët ka qenë rregullimi i rrjetit elektrik, që është obligim i KEDS-it dhe ndriçimi publik, që është obligim i komunës”, tha Abazaj. Përveç këtyre kërkesave, qytetarët kanë kërkuar ndër të tjera edhe ujësjellës, trotuare, ndërtim të kanaleve akumuluese për ujëra atmosferik, kanalizime dhe impiante për trajtimin e ujërave të zeza. Gjitha këto kërkesat janë evidentuar nga komisioni komunal, pjesë e të cilit kanë qenë edhe nga një këshilltarë i subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Pejës. Por prej gjashtë sish, vetëm këshilltarja e LVV-së, Mevlyde Idrizi dhe ajo e PDK-së, Drita Krasniqi, kanë marr pjesë në secilin takim.

“Të gjitha kërkesat e qytetarëve në këto takime publike për planifikim të buxhetit për vitin e ardhshëm, i kemi të evidentuar jo vetëm në letër por edhe janë incizuar nga komisioni”, tha Idrizi.