Megjithëse kanë kaluar 6 vjet nga marrëveshja e arritur me një ndërtues privat për këmbimin e 11 arësh tokë komunale me 20 banesa, këto të fundit ende nuk figurojnë në listat e pronësisë së komunës së Pejës.
Në vitin 2011 Kuvendi Komunal kishte aprovuar këtë këmbim, por në vitet në vijim, me dashje apo pa dashje, ato sikur kanë rënë në “harresë” dhe komuna nuk i bart në pronësi të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këmbimi i këtyre patundshmërive atë vit ka qenë propozim i kryetrarit të tanishëm të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili në vitin 2011 ka qenë drejtor i Urbanizmit.
Në procesverbalin e 10 majit të vitit 2011, ku është e shkruar edhe rendi i ditës së asaj seance të Kuvendit Komunal, në pikën 6 ka qenë propozimi i Drejtorisë së Urbanizmit për këmbimin e ngastrës kadastrale 4741/21 në sipërfaqe prej 11.05 arësh pronë komunale me 20 banesa me nga 70 metra katrorë, në total 1 mijë e 400 metra katrorë, pronë e Shkëlzen Hadërgjonaj nga Peja, që do të ndërtoheshin në gjithsej 5 ngastra kadastrale, në lokacionin ku ka qenë më herët tregu i gjelbër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.