Arbëri

Komuna e Klinës pakënaqur me gjendjen e mjedisit, por nuk shqipton gjoba

Autoritetet komunale të Klinës kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me gjendjen e mjedisit, ndonëse dy aksione pastrimi janë zhvilluar në pjesën e parë të këtij viti.

Ibër Elezaj, drejtor i Shërbimeve Publike, e pranon se gjendja nuk është e mirë. “Pas aksionit për pastrimin në ditën e tokës në ato lokacione që është pastruar sipërfaqet nuk janë krijuar deponitë, mirëpo po krijohen vendet e tjera dhe sërish bregut të lumit, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj nuk jemi të kënaqur me gjendjen që është, sepse ende po hedhen mbeturinat dhe po krijohen deponi ilegale, pavarësisht aksioneve që zhvilluam dhe thirrjeve për vetëdijesim”, thotë Elezaj, i cili aq sa kritikon qytetarët e pandërgjegjshëm që nuk duan të mbushën mend për ruajtjen e mjedisit, po aq është kritik ai edhe ndaj inspektorëve komunalë që nuk veprojnë në terren dhe nuk gjobisin ndotësit e mjedisit. Elezaj konsideron se pa shqiptuar edhe gjoba nuk vetëdijesohen njerëzit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)