Arbëri

Kompanitë transportuese kërkojnë riparimin e rrugës transit në Shtime

Përfaqësuesit e kompanive transportuese, të martën kanë protestuar në rrugën transit në Shtime, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar ajo.

Automjetet transportuese prej vitesh, me vendim të Komunës, janë të detyruara të kalojnë përgjatë kësaj rruge transit në Shtime, me qëllim që qyteza të shkarkohet nga automjetet me pesha të rënda.

Mirëpo, ky aks i rrugës prej 3 kilometrash, sipas pronarëve të kompanive, është dëmtuar, duke ua vështirësuar qarkullimin.

Ata kanë kërkuar me urgjencë riparimin e rrugës për të cilën thonë se kanë marrë premtime tash e disa vjet.

Image