Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar me shumicë votash kërkesën për ndarjen e 2.8 milionë euro për televizionin publik – RTK pas shqyrtimit të kërkesës për ndarje buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2021.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha se kërkesa e RTK nuk është legjitime, pasi që siç tha ai nuk ka ardhur kërkesa nga Bordi i këtij mediumi.
“Nuk jam kundër ndarjes buxhetore për RTK-në, por kërkesa për ndarje buxhetore nuk është ligjore, pasi që kjo nuk po ndodhë nga Bordi i saj”, tha Hoti.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se për situatën e krijuar në RTK, dëshirojnë të gjejnë zgjidhje.
Pro kësaj kërkese të RTK-së të cilën këtë të mërkurë e arsyetoi drejtori i përgjithshëm i mediumit publik, Ngadhnjim Kastrati, kanë qenë vetëm deputetët e pozitës.
Komisioni me kërkesë të drejtuesve të RTK-së ka shtyrë shqyrtimin e raportit Financiar të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2021 deri në javën e parë të muajt tetor.
Derisa Komisioni për Buxhet nuk ka miratuar raportin financiar të AKP-së, kurse raportin financiar vjetor të Avokatit të Popullit ka miratuar me shumicë votash. \ksp